Arrestimi i Jorgo Goros, Berisha: E futën në burg se s’mundi dot Fredi Belerin

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut aktual të Himarës Jorgo Goro për shkak se nuk mundi dot në zgjedhjet vendore, Fredi Belerin, i cili po ashtu gjendet në qeli për blerje të votave.
Duke folur nga ballkoni i shtëpisë së tij drejtuar simpatizantëve demokratëve, Berisha tha gjithashtu se ish-ministrja, Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme në jug, qëndron në parlament si një monument korrupsioni.
“Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin. Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.
Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij. Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.
Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




