Asambleja e Përgjithshme e PS, Rama: Rilindim industrinë ushtarake, fitojmë zgjedhjet e 2025

Shqipëria do të rilindi industrinë e saj ushtarake, në një kohë kur bota po kalon një periudhë aspak të sigurt. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Përgjithshme të PS, e cila u mblodh në Durrës.
“Duhet të fokusohemi drejtë Shqipërisë 2030, ku një prej ambicieve është rilindja e industrisë ushtarake. Janë bërë abuzime të mëdha në vite patjetër me mënyrën se si janë përdorur nga pronat e ushtrisë që janë nxjerrë nga plani i përhapjes, por ama nuk rezulton që nga nxjerrja e tyre në vetvete të ketë ndodhur ndonjë hata për misionin e ushtrisë tonë.
Sot ne duhet të investojmë më shumë në mbrojte si vend i NATO-s por ky është edhe një moment tjetër nga rrethanat që na janë krijuar, që na i imponon këtë për të bërë këtë, e për mendësinë e dhe standardet e NATO-s duke hapur kapitullin e investimeve private siç e kanë vërë të gjitha vendet që e shikojnë mbrojtjen si prioritet”, tha Rama.
Duke folur për pronat e ushtrisë që kanë degraduar, Rama tha se ata duhet të përdoren edhe në shërbim të turizmit dhe agroturizmit në vend.
“Ashtu si kundër me rezulton që ka ende dhe prona të degraduara ushtarake të cilat nuk do i duhen kurrë një ushtrisë të NATO-s si e jona dhe janë shëmbëlltyra me kuptimplotë e një gjynahu të madh që nuk futen në shërbim të ekonomisë së turizmit dhe agroturizmit në radhë të parë, o edhe në shërbim të sektorëve të tjerë, po rrinë si fantazma sa në majë të malit sa afër bregdeteve tona”, tha Rama.
Në fund kryesocialisti foli edhe për zgjedhjet e 2025, ku shprehu bindjen se ato do fitohen sërish nga PS. Për Ramë PS është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025.
“Përtej kufijve të vjetër partiak, PS duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplotë të Kamzës dhe Shkodrës, duhet të na shërbejë si motivim. Kur ne socialistët dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim ne jemi të pakonkurueshëmn. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne te fitojmë zgjedhjet e reja”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



