Tabaku : Integrimi është proces për qytetarët, jo politikën

Politikë | 3 vite më parë

Deputetja e Partisë Demokratike,  njëherazi dhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend është shprehur thekson se procesi i integrimit është për qytetarët dhe jo për politikën.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Tabaku thekson se, “procesi i integrimit është për qytetarët. Nuk është proces për politikën! Prandaj, çdo gjë sigurisht duhet bërë në funksion të këtij procesi”.

Tabaku thekson se çfarë mund të përfitojnë qytetarët nga ky proces.

Sipas saj, së pari duhen vendosur njerëzit dhe jo politika në qendër të ndryshimit. Duhet ndryshuar ekonomia dhe duhet të bëhen reforma për integrimin e tregut, për integrimin e njerëzve, për integrimin e diplomave, duke pasur parasysh qytetarin dhe jo politikën në qendër”.

“Së dyti, duhet siguruar që kjo ndodh në një demokraci funksionale. Në një parlament që ka fuqinë e tij për të kontrolluar dhe mbikëqyrur dhe nga ana tjetër që ka fuqinë për të ndërtuar reforma që lidhen në përfitim të njerëzve. Dhe këtu dua të veçoj së pari antikorrupsionin. Çfarë e pengon qeverinë, parlamentin të ngrejë një sistem ndryshe nga ai që është sot. Një sistem ku fryma e antikorrupsionit është në çdo ligj, në çdo reformë”, tha Tabaku.

“Duke nisur nga ligjet e prokurimeve publike e duke vazhduar tek doganat, tek ligjet që lidhen me tregun dhe duke vazhduar tek ligjet që lidhen me koncesionet. Çdo gjë duhet të jetë në të vendosjes së lidhjes së procesit të integrimit me njerëzit. Prandaj, kjo fjalë që është vendosur vend a pavend dhe që shpeshherë edhe për njerëzit nuk ka pasur asgjë të prekshme duhet ndryshuar dhe duhet bërë në funksion të asaj që përfitojnë qytetarët. Për të vendosur njerëzit dhe jo politikën në qendër”, përfundon vide-mesazhin e saj Tabaku.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme