Sefa: Bardhi-Çuçi ranë dakord për lista të mbyllura dhe herësi të jetë 7 mijë vota

Ndër temat e debatuara në 3 D të Alban Dudushit ishin dhe negociatat për arritjen e një pakti politik Bardhi-Çuçi.
Indrit Sefa, sekretar për çështje ligjore në PD e Lulzim Bashës tha gjithë kriza parlamentare ishte e stisur, artificiale e krijuar nga disa persona për interesa individuale personale. Sipas tij në këtë krizë kryeministri Edi Rama kishte patur rolin e tij. Zoti Sefa tha se ka shumë mundësi që edhe komisionet hetimore për shkak të interesave personale mund të bëhen të mbyllur. Sipas tij maxhoranca ka në dorë gjithçka. “Ajo ja le në dorë kryetarin e komisionit opozitës, por në fund është ajo që vendos” tha zoti Stefa. Ai vlerësoi se opozita ka përfituar vetëm herësin e votimit nga 10000 në 7000 vota. Gjithçka tha sekretari për çështje ligjore në PD, negociatat filluan pasi deputët e rithemelimit morën pozicione politike në parti.
Në vlerësimin e tij edhe komisioni bipartizan është tashmë i dështuar. Kjo është fitore vetëm për disa deputetë që nuk duan lista të hapura tha zoti Sefa. Sipas tij gjithçka po shkon sipas interesave të kryeministri socialist Edi Rama dhe dëshirës së ish kryeministrit Sali Berisha.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




