Zaimi: Kaseta, një provë kyç për përgjegjësit e 21 Janarit. Sfidë e madhe për SPAK

Politikë | 3 vite më parë

Dosja e 21 Janarit ishte tema e diskutimit në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i kërkoi SPAK të regjistrojë si procedim penal dhe të nisin hetimet për çështjen.

Gerta Zaimi, kryeredaktore e Albanian Post, konsideroi audio-përgjimet, si një provë kyçe që do të zbulojë përgjegjësit e kësaj ngjarje. Duke e konsideruar një sfidë të jashtëzakonshme për SPAK, Zaimi tha se vështirësitë gjatë hetimeve do të jenë të shumta, kjo edhe për shkak se kanë kaluar shumë vite nga ngjarja. 

“Përderisa Gjykata e Strasburgut e ndryshon panoramën sepse nxjerrë në pah fajtorin në zinxhirin e shtetit dhe kaseta që do kalojë në SPAK është një provë shumë e rëndësishme. Kjo lloj kasete, nëse aty janë urdhrat e dhëna do të thotë që është një kanal shumë specifik ai nga është marrë incizimi. Dosja është shumë e madhe dhe është një hetim shumë i madh. Për SPAK është një sfidë e jashtëzakonshme dhe e tregoi që SPAK nuk e donte, por është detyruese dhe do ta bëjë. Hetimet duhet ët fillojnë nga fillimi dhe kjo është pozitive, por do jetë shumë e vështirë pasi janë shumë vite që kanë kaluar. Do të thotë një kohëzgjatje e madhe që mund të bllokojë edhe punën e SPAK në lidhje me çështjet e tjera. Është një çështje shumë e vështirë pasi kemi të bëjmë me dy liderët e opozitës që duhen thirrur”, tha Zaimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme