Dosja “Partizani”- Sot GJKKO vendos për lirinë ose jo të Berishës dhe Malltezit

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet në orën 15:00 seanca gjyqësore, në të cilën pritet të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të fitojnë lirinë ose jo.
Në tri seancat e fundit, nuk është mundur që të merret një vendim i tillë, duke u shtyrë herë nga Prokuroria e herë nga pala mbrojtëse, e cila në seancën e fundit kërkoi përjashtimi e gjyqtares, Irena Gjoka.
Berisha e Malltezi kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.
Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg.
Ndërsa Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie, pasi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv.
Gazetare: Flutura Tota
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




