Alibeaj: PS po kërkon një marrëveshje okulte për Reformën Zgjedhore

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i demokrat Enkelejd Alibeaj, njëherash dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike,  nëpërmjet një deklarate për shtyp pasditen e së hënës ka lënë për të nënkuptuar aludimet se mes mazhorancës socialiste dhe opozitës së Rithemelimit ka negociata.

Duke i quajtur ato si “pazare okulte”, Alibeaj  theksoi se “tani që letrat janë hapur, Partia Socialiste duhet të ta tregojë, do ta dështojë komisionin e reformës zgjedhore, do të bëjë një marrëveshje okulte, do të bëjë një marrëveshje të njëanshme, do ta çojë çështjen në komisionin e ligjeve, do të bëjë një ligj të njëanshëm sipas orekseve dhe shijeve të saj?”

“Media ka thënë, ka folur që negociata apo pazare okulte janë duke u zhvilluar, ndaj ky është një interes publik që Partia Socialiste ta bëjë të ditur këtë gjë. Në komisionin e reformës zgjedhore, Partia Demokratike ka përfaqësuesit e vet. Aty është vendi se ku debatohen të gjitha alternativat dhe të gjitha pozicionet. Ne i kemi çuar prej kaq e kaq muajsh të gjitha opsionet tona, të gjitha alternativat tona, dreftligjin përkatës, për listat e hapura, për Shqipërinë një zonë, për votën e diasporës, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për një sërë garancish të tjera që procesi zgjedhor do të duhet të ketë” deklaroi ai.

Disa ditë më parë , shtoi Alibeaj, i jam drejtuar me një thirrje publike Partisë Socialiste për të sqaruar në interes të publikut një çështje kryesore: a janë duke kërkuar dështimin e reformës zgjedhore? A janë duke kërkuar që çështja e reformës zgjedhore të ikë nga komisioni i reformës zgjedhore ku palët janë të barabarta në kushte barazie dhe të kalojë pastaj në komisionin e ligjeve, ku Partia Socialiste ka shumicën e ku me votat e saj mund të ndërmarrë çfarëdolloj iniciative të njëanshmë, për sa kohë që opozitës i hiqet garancia e vetos.

Si bashkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, numri dy i PD-së shtoi se, publiku e di në fakt që Partia Socialiste nuk i ka dashur listat e hapura, që nuk e do votën e diasporës, votën e gjysmës së shqiptarëve jashtë territorit.

“E di që PS nuk e do që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore që vota e shqiptarëve në veri a në jug të jetë e barabartë. Sepse do që nëpërmjet këtij sistemi të marrë në mënyrë jo të drejtë më së paku 6-7 mandate në tavolinë. E di që partia socialiste nuk e do votimin dhe numërimin elektronik” theksoi ndër të tjera ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme