Basha uron anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një postim në rrjetin social facebook,  ka uruar t zgjedhurit e dal nga Kuvendet Zgjedhore në degët Tepelenë, Lezhë, Përrenjas, Has dhe Cërrik.

“Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur. Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve, Ladi Bana – Tepelenë, Alfrida Marku – Lezhë, Leonard Ozuni – Prrenjas, Seit Jaku – Has, Ibrahim Sako – Cerrik!” – shkruan Basha në facebook.

Sipas Bashës, “vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakordësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim. Jemi të vendosur ta bëjmë me njerëzit e duhur, në partneritet të ngushtë me aleatët gjeostrategjikë dhe në një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve!” – përfundon ai.

Gjat takimeve t zhvilluara me simpatizantët dhe anëtaret e PD-s, Basha ka konfirmuar se, Partia Demokratike e Shqipërisë është duke përfunduar procesin zgjedhor në të gjithë degët e Shqipërisë dhe është duke bërë përgatitjet e fundit për nxjerrjen e listës që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme