Shkodër, Rama inspekton mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”: Do kthehet në një qendër aktivitetesh

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri.
Inspektim ndodhi gjatë kohës që kryeministri ka mbledhur qeverinë dhe 61-kryebashkiakët në Shkodër për të bërë një analizë të thelluar të prioriteteve për Shqipërinë 2030.
Rama u shkëput nga mbledhja që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, duke inspektuar mjediset e jashtme. Gjatë inspektimit Rama ka vlerësuar ambient e stadiumit, ndërsa shtoi se duhen mirëmbajtur.
“Keni goxha stadium me mjedise të jashtëzakonshme, por vetëm se duhet me i mirëmbajtë”, tha ai
Kryeministri thekon se zona do kthehet në një qendër aktivitetesh të ndryshme.
“Stadiumi “Loro Boriçi” ku pas një braktisjeje të frikshme rrënuese të investimit madhor që u bë për Shkodrën dhe Kombëtaren, ka rinisur puna për të rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës, të lidhur me projektin e saj rilindjes së zonës tradicionale të Zdrales”, shkruan Rama.

Rama u takua edhe me ekipin e Vllaznisë, ku mori si dhuratë edhe fanellën me ermin e tij. Ishte Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri që i dhuroi fanellën e ekipit kryeministrit, ndërsa shtoi “shpresoj të na sjellësh fat”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




