‘Pa censurë’- Agron Shehaj shpall partinë e re në maj: Një forcë e re e besueshme opozitare

Politikë | 3 vite më parë

Një parti e re opozitare do t’i shtohet së shpejti spektrit me mbi 200 parti të politikës shqiptare. Deputeti i larguar nga PD-ja, Agron Shehaj pohoi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH se synimi i tij ishte ta krijojë këtë parti jo më vonë se muaji maj, pothuajse një vit përpara zgjedhjeve.

“Nuk kam një datë të saktë, por mendoj se nga fundi i majit do të shpallet edhe partia. Tani nuk jemi ende gati, pasi nuk dua të krijoj  një parti nga lart-poshtë, por e kundërta. Vendi ka nevojë për një parti nga poshtë-lart, për një parti moderne. Po organizojmë bërthamat e rrjetit Next you, të cilat do të përhapen në të gjthë Shqipërinë. Rrjeti është duke u ngritur në ccdo qytet dhe sapo të jemi gati do të krijojmë partinë.”, u shpreh Agron Shehaj.

Me krijimin e partisë, zoti Shehaj do të shpalosë edhe programin e saj me parimin se duhen bërë ndryshe shumë nga gjërat që bënte PD-ja.

“Problemi i madh që kishte opozita ishte mungesa e shpresës dhe vizioni i së ardhmes. Çfarë do t’u ofrojmë ne qytetarëve, si do të ndryshojmë ne, cila është alternativa jonë dhe si do ta marrim besimin e njerëzve, këto janë ccështjet që më shqetësojnë sot, jo numri i votave, koalicionet apo vendet në parlament”- tha Agron Shehaj në emisionin “Pa Censurë”, duke zbuluar edhe arsyen që e bindi të largohej nga PD.

“PD më shumë se bashkimin duhet të kërkonte rinovimin, të rifitonte besimin  e qytetarëve, jo vetëm të demokratëve. Të rinovonte njerëzit, idetë, përfshirë lidershipin. Kur u binda se PD nuk do të ndryshonte, vendosa të largohem dhe të krijoj një lëvizje për t’u dhënë një alternativë të besueshme qytetarëve. Për të rifituar këtë besim, duhet të ndryshosh.”, tha Agron Shehaj në RTSH.  

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme