Përballja Trump-Biden, Alibali: Amerika po shkon drejt një ndarje të shoqërisë

Analisti, Neritan Alibali duke folur në emisionin “E marta amerikane- Tersi i Europës” në ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, tha se të dhënat e sondazheve amerikane tregojnë se 70 për qind e elektoratit amerikan i konsideron të dy kandidatët për president me një moshë shumë të madhe për të drejtuar Amerikën. Madje, qytetarët e amerikanë kanë dyshime për kapacitetet mendore të tyre.
Megjithatë, rreth 60 për qind e elektoratit amerikan do të shkojë në zgjedhjet presidenciale.
Alibali vlerëson se Amerika në zgjedhjet që po vijnë po shkon drejt një ndarjeje. Por, thotë se: “Më duket e pompuar frika se me ardhjen e Trampit e gjithë politika do ndryshojë” .
“Amerika udhëhiqet nga parimi kontrollo dhe balanco”, thekson Alibali. Ai kujtoi pozicionin e Gjykatës së Lartë amerikane anëtarët e së cilës pavarësisht se zgjidhen nga presidenti, nuk varen më pas nga ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




