Anëtarësimin e Suedisë në NATO, Peleshi: Hap i rëndësishëm drejt sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përshëndeti sot anëtarësimin e Suedisë në NATO, të cilin e cilësoi një hap të rëndësishëm drejt sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Pranimi i Suedisë shton fuqinë e NATO-s dhe ndërton një të ardhme më të sigurtë për të gjithë aleancën”, u shpreh Peleshi.
Suedia është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s zyrtarisht, pasi e kompletoi procesin e anëtarësim sot në Shtetet e Bashkuara.
Dorëzimi i dokumenteve u bë gjatë një ceremonie në Uashington, dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



