Shpërndanin drogë pranë shkollave, kapen dy të rinj në Laç, iu gjenden 126 doza kanabis e kokainë
Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.
Operacioni policor i koduar “Quick Strike 2” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Lezhës dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”.
Në pranga ranë V. R., 23 vjeç, dhe A. Gj., 36 vjeç, të dy banues në Laç. Ata u kapën në flagrancë pranë një shkolle në qytet.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, policia sekuestroi 126 doza të dyshuara narkotike, nga të cilat 113 me kanabis dhe 13 me kokainë. Gjithashtu, u gjetën municion luftarak dhe dy telefona celularë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, kryesisht pranë perimetrit të sigurisë së institucioneve arsimore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




