Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, Tajani: Të jetë model për BE-në

“Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të jetë një model për BE”, deklaroi për mediat ministri i Jashtëm Antonio Tajani në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Bukuresht.
Tajani foli edhe për strategjinë e Komisionit Evropian të ndryshojë politikë dhe taktikë duke u fuqizuar më shumë në fushën e mbrojtjes.
“Më duket se PPE-ja konfirmon qëndrimin e saj me një vizion politik të Evropës të së nesërmes që përfshin një politikë të jashtme që duhet të na shohë si protagonistë dhe me një BE të aftë për të gjetur zgjidhje me një instrument ushtarak. Lidhur me këtë duhet të bëjmë një sërë zgjedhjesh që të çojnë në arritjen e objektivit plotësisht, brenda kohës së nevojshme. Unë jam gjithashtu pro ndryshimit të traktateve në lidhje me votimin e shumicës sepse ne kemi nevojë të kemi një politikë të vërtetë industriale evropiane, përtej mbrojtjes”, tha Tajani, raportojnë mediat italiane.
Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro , ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.
Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt.
Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



