Meta për rezolutën e PPE: Korrupsioni minon rrugën drejt anëtarësimit në BE

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për medien ka komentuar  rezolutën e Partive Popullore Europiane, ku thotë se ndan të njëjtat qëndrime me opozitën, duke vënë theksin te rrëshqitja e vendit nga binarët e demokracisë.

“Rezoluta e miratuar nga PPE, forca kryesore që drejton institucionet europiane, shpreh qartë qëndrimet e opozitës dhe Partisë së Lirisë. PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjta shqetësime serioze për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë dhe kushtetutshmërisë“, tha Meta.

Ndaj e përkrahim vlerësimin e PPE u shpreh ai, se kjo çështje evidenton qartësisht problemet serioze të zbatimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe refuzimit të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Shprehim gjithashtu të njëjtin qëndrim të evidentuar qartë edhe në këtë Rezolutë mbi domosdoshmërinë e zbatimit sa më të shpejtë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe miratimit të reformës zgjedhore përmes një dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për adresimin e saj përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Gjithashtu Meta është ndalur dhe në çështjen e Reformës Zgjedhore dhe çështjen Beleri.

“Partia e Lirisë, ashtu siç theksohet edhe në rezolutën e PPE, dënon ashpër veprimet e Qeverisë shqiptare kundër kryebashkiaku të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë për t’i mohuar të drejtën kushtetuese për t’u betuar, ndikimin flagrant tek drejtësia dhe ajo që është më e rënda, burgimin e tij politik, që  bien ndesh me vlerat e familjes europiane ku synojmë të aderojmë.

Çështja Beleri është një problem thelbësor dhe skandaloz i vetë mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ndaj tha ai, çështja Beleri është treguesi më flagrant i kapjes dhe përdorimit kriminal të shtetit dhe sidomos të drejtësisë nga Kryeministri dhe nga Qeveria, që nga policia, prokuroria, gjykatat dhe çdo element tjetër.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme