Alibeaj: Votojmë ligjin për Amnistinë Penale nëse nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO apo në ndjekje penale nga SPAK

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i PD,  Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Partia Demokratike është e gatshme të votojë pr.ligjin “Për Amnistinë Penale” të versionit fillestar të qeverisë, sipas së cilit nuk përfiton askush nga ata që në ndjekje penale, që janë dënuar nga GJKKO apo që janë në ndjekje penale nga SPAK.

Alibeaj theksoi se PD mbetet e vendosur të votojë në seancën e radhës plenare këtë pr.ligj, shoqëruar me amendamentet me anë të cilit përfitojnë dhe protestuesit për atë periudhë kohore sipas së cilës e kanë paraqitur në Kuvend.

“Sot seanca u zhvillua në shkelje të rregullave të procedurës parlamentare. Nuk ishte kuorumi. Interesi i mazhorancës ishte të kalonte ligjet për oligarkët dhe interesat e tyre klienteliste.

Ligji i Amnistisë, një ligj i debatuar dhe interesi i atyre që përfitojnë ëhstë i lartë.

Nga ana e mazhorancës ky ligj nuk ishte në rend dite. kjo tregon interesin e sinqertë të mazhorancës për miratimin e një ligji të tillë.

PD është e vendosur se ligji i amnistisë do duhet të miratohet siç erdhi nga qeveria në versionin fillestar dhe atij ligji t’i shtohen dhe amendamentet me anë të cilit përfitojnë dhe protestuesit për atë periudhë kohore sipas së cilës e kemi paraqitur në parlament. Ishim të vendosur ta votonim edhe sot, e jemi të vendosura ta votojmë bashkë me amendamentet përkatëse.

PD do votojnë një pr.ligj të amnistisë sipas versionit fillestar, sipas së cilit nuk përfitonte askush nga ata që në ndjekje penale apo janë dënuar nga GJKKO apo që janë në ndjekje penale nga SPAK”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme