Samiti Botëror i Grave Kryeparlamentare, Nikolla takim me Macron në Paris

Politikë | 3 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka marr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në ditën e dytë të Samitit së bashku me gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.

Lajmin e ka ndarë vetë Kryetarja e Parlamentit e cila në një status në facebook shkruan se,     ”Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shprehh kryetara e Kuvendit pas takimit”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme