Beqiri: Berisha dhe Meta i vranë shqiptarët duke kandiduar Belerin në Himarë

Politikë | 3 vite më parë

Kandidimin e Fredi Belerit si kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit, avokati Idajet Berisha e konsideron si “vrasje të Shqipërisë” nga Sali Berisha dhe Iliri Meta. Në studionin e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Beqiri tha se me të kaluarën e tij, Beleri nuk mund të kandidohej si kryetar Bashkie, por theksoi se Berisha dhe Meta e kandiduan atë për interesat e tyre.

Ai rendit dy arsye, ku thotë se Berishës i interesonte kandidimi i Belerit nga njëra anë për të krijuar “gjullurdi” si dhe për të marrë mbështetjen e Greqisë.

“Në këtë çështje, Berisha me një gurë ka vrarë shumë shqiptarë. Vrasjen e parë Shqipërisë dhe shqiptarëve ja bëri bashkë me Ilir Metën për vendosjen e Fredi Belerit si kandidat për kryetar bashkie në Himarë. Nuk ka turp më të madh kombëtar që një njeri i tillë, me një të kaluar të tillë ta marrësh dhe me një nivel të tillë, që nuk ka as 6 klasë, niveli më i ulët që mund të ekzistojë e jo më të drejtojë ky…, ta vendosësh si kandidat për kryetar bashkie. Berisha dhe Meta e bënë për interesat e tyre që nga njëra anë të bëhej një tollovi ku të përfitonte Berisha dhe veç kësaj donte të merrte edhe një lloj mbështetje nga Greqia që ja është një njeri që na mbështet ne. E bëri dhe për këto interesa”, u shpreh Beqiri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme