Denaj vizitë zyrtare në Mal të Zi: Zgjerojmë urat e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë për zgjerimin e urave të bashkëpunimit  në fushën e bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj,  zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku u takua me ministrin e Bujqësisë, Vladimir Jokovic.

“Folëm për rritjen e pjesëmarrjes në panairet respektive të bujqësisë dhe organizimin e forumeve të biznesit, si një mundësi për krijimin e partneriteteve të reja mes bizneseve shqiptare dhe malazeze”, u shpreh ministrja Denaj, pas takimit.

Ministrja bëri të ditur se do të lehtësohen procedurat e kontrolleve në kufi dhe njohjen e ndërsjellë të certifikatave fitosanitare dhe veterinare, për të shpejtuar lëvizjen e mallrave dhe rritur eksportet “Made in Albania” drejt Malit të Zi.

Ministrja Denaj po ashtu tha se gjatë takimit u trajtua edhe çështja e menaxhimit të peshkimit në liqenin e Shkodrës. “Morëm angazhimin për më shumë bashkëpunim mes grupeve teknike dhe të pushtetit vendor, për ndalimin e peshkimit të paligjshëm”, deklaroi Denaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme