Beqiri: Edhe në Strasburg të shkojë, Beleri nuk e rrëzon dot vendimin e Gjykatës

Dënimi me 2 vite burg për Fredi Belerin, avokati Idajet Beqiri tha se është një vendim gjyqësor që edhe Strasburgu nuk e rrëzon dot.
Beqiri theksoi se SPAK ka bërë një punë të mirë.
“Problemi i Belerit si i pandehur është se procesi gjyqësor penal ka dy palë pastaj dhe arbitrin që është gjykata. SPAK evidentoi provat, faktet që kishte dhe mënyrën që i kishte marrë ato. Kemi të bëjmë me një vendim që bazohet në prova, indirekt edhe avokatët e tij e pranuan fajësinë. Ishte një dosje e kopsitur mirë nga SPAK, por jam i bindur se gjykata nuk do të bëjë dot më shumë se pretenca. Po i qëndrojë pretencës është një vendim gjyqësor që edhe Strasburgu nuk e rrëzon dot”, u shpreh Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




