PL plan për pensionistët, Meta: Po iu rrezikohet jeta, në Shqipëri ka mungesë barnash të sigurta

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se jetët e dhjetëra pensionistëve është në rrezik. Meta u shpreh se shkak për këtë është pamundësia e tyre për të blerë barna, pasi pensioni që marrin është tepër i ulët.

Meta u shpreh se në Shqipëri ka mungesë barnash të sigurta. Ai theksoi se shumica e qytetarëve dhe pensionistëve zgjedhin që barnat t’i blejë jashtë Shqipërisë.

“Kjo situatë e rëndë rrezikon shëndetin dhe jetën e dhjetëra pensionistëve në qytet e fshat.

Kostot e barnave e shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga shteti janë të papërballueshme nga vlera e pensioneve që marrin. Është pakësuar fondi i rimbursimit ndërsa barra e trajtimit ka rënë mbi pensionistët të cilët prej varfërisë nuk blejnë dot ilaçet.

Barna me cilësi të ulët janë futur në farmaci për qëllime korrupsioni. Janë larguar kompani prestigjioze farmaceutike që sillnin barna të sigurta”, tha Meta.

Ky i fundit shpalosi dhe planin e Partisë së Lirisë për qëllimin sikurse theksoi ai të rivendosjes së të drejtave të pensionistëve.

“Propozojmë mbulimin e plotë financiar të barnave me recetë për pensionistët. Propozojmë mbulimin e plotë të shërbimeve mjekësore për pensionistët e sëmurë; sigurimin pa pagesë të materiale mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë; dhe artikujve mjekësore, sikurse karroca shtretër ortopedik, etj.

Partia e Lirisë ka nisur betejë pa kthim politike, parlamentare, ligjore e institucionale, për të rivendosur të drejtat e pensionistëve”, u shpreh Meta.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme