Rama fton qytetarët: Bëhuni pjesë e familjes socialiste për ta bërë këtë vend krenarinë tonë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri socialist Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale kartën e re të anëtarësimit në Partinë Socialiste, duke u bërë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e kësaj partie.

Sipas zotit Rama, qëllimi i anëtarësimit në PS-së, është ripërtëritja e familjes së madhe politike të gjithë shqiptarëve duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe.

Gjatë një takim të dielën me strukturat e PS në Balldren, Lezhë, Rama deklaroi se Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë.

“Partia Socialiste ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë”, është shprehur zoti Rama.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme