Ministrja Spiropali: Kuçova, baza më e madhe e NATO-s në rajon

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë të hënën në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Spiropali, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, u shpreh se, ky është një investim me infrastrukturë moderne për flotën shqiptare të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve shqiptarë.
“Si baza më e madhe e NATO-s në rajon, kjo infrastrukturë e rëndësishme, jo vetëm që rrit profilin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin e vendit për paqe dhe siguri në rajon, duke u kthyer në një aset të vyer të Aleancës”, mbyll postimin Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




