Dëshmoi mbi 6 orë në SPAK, Gjiknuri: Normale të pyetesh për ngjarje që i ke mësuar gjatë punës

Politikë | 3 vite më parë

Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka dëshmuar për më shumë se 6 orë këtë të premte (1 mars) në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Gjiknurit në SPAK, ndërsa as vetë ai nuk dha detaje pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

“Është mëse normale që të japësh shpjegime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer”, u shpreh shkurtimisht për gazetarët Gjiknuri.

Kujtojmë se ish-ministri është paraqitur edhe më herët në SPAK në lidhje me çështjen e incineratorëve, ku dyshohej se në kompjuterin e biznesmenit të shpallur në kërkim Klodian Zoto, u gjetën dy rezervime hotelesh në Vjenë dhe Frankfurt për Gjiknurin.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme