Zotkaj: Poliçani është gati të prodhojë fishekë 12.7 mm, kundërajror 14.5 mm, dhe fishekë 7.62 mm për Ukrainën

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore që morën pjesë në Samitin për Ukrainën i zhvilluar në Tiranë kanë miratuar deklaratën e përbashkët ku dënohet agresioni rus në Ukrainë dhe përsëritet mbështesja ndaj Ukrainës për të drejtën e saj për të qenë një vend i pavarur dhe sovran.
Vendet bien dakord për t’i ofruar Ukrainës mbështetjen e nevojshme kundër agresionit rus për aq kohë sa duhet për t’u arritur një paqe gjithëpërfshirëse.
Në një lidhje me Skype me studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh, Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj u shpreh se Poliçani është projektuar për industri ushtarake dhe ka infrastrukturën e duhur për prodhimin e fishekëve dhe municioneve me përmasa të ndryshme.
“Poliçani është projektuar apostafat për të industrinë ushtarake dhe ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe më të sigurt në të gjithë Shqipërinë për prodhimin e fishekëve dhe municioneve të ndryshme siç janë predhat kundra ajrore, fishekë për 12.7, fishekë 7.62 etj.
Ajo që është kryesorja është infrastruktura e cila është e sigurt që nga depot e armëve, që nga makineritë që janë të gatshme për prodhimin e kundërajroreve 12.7 dhe 14.5 por edhe për linjën e fishekut 7.62 për këmbësorinë dhe siç kemi parë lufta sot në Ukrainë po bëhet frontale e cila i përgjigjet kësaj teknologjie që ka pasur Poliçani në vitet 70-80.”, u shpreh kryetari i bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



