Zotkaj: Kemi kapacitete njerëzore që kanë punuar 30 vite për prodhim municionesh

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar në studion e emisionit “3D”, në RTSH1 se Poliçani ka të gjitha kapacitetet njerëzore që kanë punuar në 30 vite për prodhimin e municioneve.
Duke iu referuar samitit të mbajtur ditën e djeshme në Tiranë mes Ukrainës dhe Evropës Juglindore, ku Shqipëria merr një rol në prodhimin e municioneve për të ndihmuar në luftën e Ukrainës përballë Rusisë, Zotkaj theksoi se nëse do t’i thërriste nevoja këta njerëz, ata do të ishin të gatshëm për të kontribuar në prodhimin e municioneve.
“Për sa i përket kapaciteteve ka një VKM-në të veçantë që në Poliçan në kohën e Fatos Nanos në moshën 30-vjeç ish-punonjësit e Poliçanit fituan një pension të parakohshëm në mënyrë që të ishim të gatshëm në çdo kohë që t’i thërriste nevoja dhe shteti shqiptar për të qenë të gatshëm në prodhim. I gjithë ky kontingjent është i gatshëm sot”, u shpreh Zotkaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



