Kolegji i Evropës, Rama: Destinacion evropian i arsimit. Varhei: BE ka mbërritur në Tiranë

Ministria e Arsimit dhe Universitetit të Tiranës dhe rektorja e Kolegjit të Evropës, Federika Mogerini (Federica Mogherini), kanë firmosur marrëveshjen për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës që do të hapë dyert në Tiranë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhei (Varhelyi) e cilësoi hapjen e këtij kolegji si shenjë se “BE ka mbërritur në Tiranë”.
“Shumica e aplikimeve vijnë nga vetë BE dhe kjo tregon vlerën e jashtëzakonshme të shtuar që do ketë ky institucion jo vetëm për Ballkanin por edhe për vetë BE. Kjo nënkupton se BE ka mbërritur në Tiranë”, tha Varhei.
Edhe kryeministri Edi Rama tha se ky kolegj dhe aplikimet e shumta që po vijën nga të rinjtë nw BE do e kthejnë në një destinacion evropian të arsimit.
“Numri i madh i të rinjve nga vendet anëtarë të BE që duna të vijnë në Tiranë tregon se të vish në Shqipëri nga BE mund të jetë shumë më entuziazmuese se të shkosh nga BE-ja në BE. Ndaj besoj që kemi këtë numër kaq të madh. Po bëjmë shumë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë për të pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimi jo vetëm nga programi por edhe nga ana pamore dhe cilësisë së jetës për studentët nga auditorët deri tek konviktet”, tha Rama.
Kolegji i Evropës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Evropa. Kolegji i Europës hap një horizont të ri edukimi për të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm, si ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, duke krijuar ndër të tjera mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



