Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Gonzato: Kuvendi të rivendosë funksionimin normal të tij

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, kërkoi të mërkurën nga deputetët që të rivendosin funksionimin normal të Kuvendit.  Deklarata e tij u bë gjatë një aktiviteti ku u paraqit projekti “Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve me BE-në” i mbështetur nga ambasada e Holandës në Shqipëri.

Aktiviteti mblodhi së bashku ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të partive politike dhe ekspertë për të diskutuar mbi rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Sot kam qenë dëshmitar se si politikanë shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në”, u shpreh Gonzato në një reagim.

“Diskutime të ngjashme duhet të nisin me urgjencë në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij. Ky është një nga kushtet themelore që vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shkruan theksoi ai në platformat sociale.

“Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme