Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet

Sport | 2 minuta më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet.

Sipas ministrit ky hap “konsiderohet si një kapitull i ri për sportin, artin dhe kulturën shqiptare!”. Ky vendim konsiderohet një model i ri partneriteti mes shtetit dhe biznesit, për më shumë investime, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme