Përfundon verifikimi nga Prokurori i Përgjithshëm për bashkitë Devoll e Dibër, plotësohen vakancat në Tiranë, Kukës e Kavajë

Politikë | 3 vite më parë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën publike të së mërkurës shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetë deklarues Elvis Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Devoll, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”. 

Komisioneri deklaroi të përfunduar procedurën administrative dhe pa vendim përfundimtar për sa kohë ky subjekt nuk ka përfituar mandat, dhe në asnjë rast e për asnjë rrethanë nuk do të mund të marrë këtë funksion publik për të cilin është iniciuar procedura administrative e verifikimit të thelluar.

Po në këtë mbledhje u shqyrtua edhe rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Dritan Salkurti, anëtar në Këshillin e Bashkisë Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 Qershor 2019, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. 

Komisioneri deklaroi të përfunduar procedurën administrative dhe pa vendim përfundimtar pasi ky subjekt në asnjë rast e për asnjë rrethanë nuk do të mund të marrë këtë funksion publik për të cilin është iniciuar procedura administrative e verifikimit të thelluar.

Gjithashtu, Komisioneri plotësoi vakancat e krijuara në katër këshilla bashkiak:

  1. Në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, Alfred Muharemi;
  2. Në Këshillin e Bashkisë Kukës, me kandidatin nga lista shumë emërore e subjektit zgjedhor “Partia Nisma Thurje”, Averdi Syla;
  3. Në Këshillin e Bashkisë Selenicë, me kandidatin nga lista shumë emërore e subjektit zgjedhor “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, Idai Veizaj;
  4. Në Këshillin e Bashkisë Kavajë, me kandidatin nga lista shumë emërore e subjektit zgjedhor Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Kledja Vishkulli.

Shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetë deklarues Kristian Shkreli, Kryetar Bashkie në Bashkinë Vau-Dejës, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shty deri në administrimin e informacionit nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orangizuar (SPAK).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme