Samiti për Ukrainën, Zelensky reagon pas takimit me Vuçiçin në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit që zhvilloi me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç në samitin e Ukrainës që u mbajt sot në Tiranë.
Përmes një postimi në platformën sociale ‘X’, Zelensky shkruan se ka falënderuar Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe për ndihmën e saj humanitare dhe mikpritjes se qytetarëve ukrainas të ikur nga lufta.
“Jam takuar me Presidentin @AVucic dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta.
Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën.
Unë e informova presidentin Vuçiç për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore”, shkruan Zelensky.
Ndërkaq, duhet theksuar fakti që Serbia është i vetmi vend në rajon dhe Evropë që nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




