Ekskluzive/ Rama dhe Zelenski në këmbë për të ngrënë drekë

Pas Samitit për Ukrainën të mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti I Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) janë drejtuar në një nga restorantet e kryeqytetit, ku sipas protokollit ishte parashikuar edhe dreka e dy delegacioneve.
Këto janë pamjet ekskluzive të xhiruara nga RTSh, teksa Rama e Zelenski kanë përshkuar në këmbë distancën nga Pallati I Kongreseve deri në afërsi të Piramidës, përgjatë rrugës Papa Gjon Pali i dytë, e cila ashtu si i gjithë perimetri përreth pallatit të Kongreseve, ka qenë nën masa të rrepta sigurie.
Në pamje duken zyrtarët e lartë, bashkë me delegacionet. Presidenti Zelenski shoqërohet edhe nga trupat e tij të sigurisë.
Pas drekës, përfundon edhe vizita e parë zyrtare e presidentit Zelenski në vendin tonë, teksa do të përcillet nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




