Samiti për Ukrainën, Zelenski: Mbështesni planin tonë me 10 pika për paqen

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) tha se paqen në Evropë duhet ta ruajmë të gjithë, ndërsa kërkoi nga Ballkani Perëndimor të mbështesin planin e Ukrainës me 10 pika për paqen.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Zelenski tha se bashkëpunimi dhe zhvillimi i samiteve të tilla ndihmojnë në ruajtjen e rendit botëror dhe vlerave demokratike.
Gjithashtu presidenti Zelenski kërkoi që të bashkëpunohet për bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit.
“Ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë dhe të gjithë mbështetjen që i jepni drejtësisë në Evropë dhe ju falënderojmë për të gjitha paketat që ju keni mbështetur. Edhe faktin që keni kuptuar siç duhet se çdo komb ka nevojë të respektohet dhe ka nevojë për sigurinë e vet. Këto janë ato parime që përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një kob dhe rendi botëror. Ne duhet së bashku të ndalojmë Rusinë dhe të fokusohemi në bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit dhe të punojmë së bashku për të nxitur ekonominë. Duhet të bëjmë gjithçka që ndihmat dhe armatimet që duhet t’i jepen Ukrainës. Faleminderit për vullnetin e qartë që keni shprehur sot dhe kjo rëndësi të madhe për ne. Ukraina si dhe i gjithë rajoni i Evropës Juglindore duhet të vijojmë të bashkëpunojmë dhe të ecim përpara, natyrisht të mbështesni edhe planin tonë me 10 pika për paqe. Luftën e nisi vetëm një njeri, por planin për paqe duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Duhet të bazohemi në rregullat e ruajtjes së rendit botëror dhe duhet te na ndihmoni”, tha Zelenski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




