Konferenca pas Samitit, Rama: Ukraina duhet të mbështetet ushtarakisht. Lufta s’ndalet duke çarmatosur viktimën

Politikë | 3 vite më parë

Në konferencën për përbashkët për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), në përfundim të Samitit, kryeministri Edi Rama u kujdes të theksonte mbështetjen e Shqipërisë për Kievin, por po ashtu pati edhe mesazhe për “vendet e pasura” Europiane.

Duke e konsideruar vizitën e Zelenskit në Shqipëri si “një moment shumë i veçantë”, Rama tha se mbështetja për Ukrainën do të vijojë “e palëkundur”.  

“Është një moment shumë i veçantë për ne në Shqipëri sepse nuk jam i vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës. Nuk ka të bëjë vetëm me qëndresën kundër një agresioni fatal kundër atdheut të vet, por qëndron në të njëjtën kohë në krah të demokracisë kundër ëndrrës neo-imeprialiste që duan të ndërtojnë.

Sot patëm mundësi të theksojmë qëllimin tonë si një bashkësi vendesh e kombes që ndajnë të njëjtin qëndrim në Europën Juglindore që qëndrojnë me Ukrainën, në krah të saj për integritetin e vet territorial. Jam krenar të them se nuk është vetëm qeveria, Parlamenti, institucionet, por është i gjithë populli i Shqipërisë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet në mënyrë të palëkundur. Do vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës aq kohë sa do të jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare e NATO-s dhe sëbashku me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë ta bëjmë për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet”, tha Rama.

Megjithatë, Rama tha se kapacitetet e Shqipërisë për të ofruar ndihmë janë të kufizuara, ndaj kërkoi nga “vendet e pasura” që të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Lidhur me debatet në Europë për mbështetjen me armë të Ukrainës, Rama tha se lufta nuk ndalet duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin.

“Jemi të vetëdijshëm për kapacitete tona dhe jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina është ndihma nga të gjithë, por para së gjithash e më të mëdhenjve dhe më të pasurve. Por shoh se kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse Ukraina shndërrohet në një mosmarrëveshje të brendshme politike në një vend. Por nëse demokracitë janë më të vështira e komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor i cili nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të aneksuar më shumë territor e duke marrë jetë të pafajshme.

Dëgjojmë edhe, më duhet të them me një ndjenjë të trazuar, shumë njerëz në mbarë Europën që deklarojnë se të mbështesësh Ukrainën është ajo çka po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve Ukrainës do të sjellë paqen. Kjo jo vetëm është cinike, por edhe absurde sepse nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin dhe ja pse dua të përfitoj për t’u them të gjithë atyre që duan të dëgjojnë se Ukraina meriton të mbështete e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshëm për t’u siguruar që çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë që mbështetet në parimet e plani 10-pikësh të Zelenskit që e mbështesim dhe duam të diskutohet thellësisht në mënyrë serioze nga të gjitha kombet”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme