Nurellari: Në korridoret e BE-së po diskutohet ideja e një anëtarësimi të shpejtë të Shqipërisë | 3D

Politologu Adri Nurellari i ftuar në 3D të Alban Dudushit në RTSH 1 HD, vlerëson se në korridoret e BE-së po diskutohet ideja e një anëtarësimi të shpejtë të Shqipërisë.
Sipas tij kjo lidhet me retorikën për sigurinë, por edhe zgjedhjet për Parlamentit Europian dhe SHBA. Në vlerësimin e zotit Nurellari disa parti në vende të ndryshme të Europës, të majta dhe të djathta, po përpiqen të përfitojnë nga situata e krijuar nga lufta në Ukrainë.
Zoti Nurellari tha se ka një lloj ndryshimi klime që e favorizon anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas tashmë ka gjëra konkrete përfshirë edhe fonde në favor të kësaj ideje. ” Më në fund po shikojmë kulaçin se deri tani kemi ngrënë kërbaçin” tha politologu Adri Nurellari.
Analisti Plator Nesturi hodhi dyshime lidhur me interesimin e politikës shqiptare për integrimin e vendit në BE. Sipas tij interesi nuk ka qenë i njëjtë gjithnjë, duke pasur faturat e vonesat për vendit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




