Zogaj: Ukraina, “Termopilja” që reziston për pavarësinë e vet

Analisti Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se Ukraina po zhvillon një betejë si ajo e “Termopileve”, pasi ajo po reziston për pavarësinë e saj, por po bën luftë edhe për demokracinë.
“Është rasti për ti thënë një mirëseardhje nga i gjithë spektri politik, pavarësisht se Zelenski pritet nga Rama. Zelenski po udhëheq një luftë që është lufta e ‘Termopileve’ të demokracisë, ku si në kohët e lashta disa spartanë frenuar ushtritë perse. Ukraina po bën një rezistencë të paepur për një çështje madhore. Ajo lufton për kombin e vet, por edhe për demokracinë në një aspekt më të përgjithshëm”, tha Zogaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




