Nesturi: Zelenski në Tiranë, BE i krijon fushëpamje rajonit tonë

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se me vizitën e presidentit ukrainas, Zelenski në Tiranë, Bashkimi Evropian krijon një fushëpamje më të madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Nesturit, pavarësisht se vëmendja më e madhe është në Gaza aktualisht, BE mbetet e fokusuar te Ukraina.

“Bashkimi Evropian ndoshta kërkon një mur mbrojtje sigurie dhe solidariteti. Në këtë kuadër, kjo i jep edhe një garanci dhe një stabilitet e një mbështetje totale lidhur me çfarë po ndodh. Padyshim që Bashkimi Evropian është e fokusuar te Ukraina se është në dyert e saj pavarësisht se Gaza merr vëmendje më të madhe”, u shpreh Nesturi.

Nesturi vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria në këtë mes është e privilegjuar pasi ndodhet në një front me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe politikat e Këshillit të Sigurimit.

“Shqipëria në këtë mes ndihet e privilegjuar sepse së pari ajo i ka bërë detyrat e saj, jo vetëm në sensin e mbështetjes dhe vënies në një front, edhe në Këshillit e Sigurimit, në të gjitha procedurat lidhur me Ukrainë. Nuk është ky samit që e vendos Shqipërinë si një pol i rëndësishëm i këtij rajoni, por kjo e vijon më tej rëndësinë si në kuadër të NATO-s ashtu edhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë mënyrë, kjo i hap rrugën solidarizimit, por kjo BE e cila është e angazhuar me Ukrainën, i krijon një fushëpamje më të madhe edhe rajonit, në situatën në të cilën ndodhet edhe vetë kontinenti ynë”, theksoi Nesturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme