Presidenti Zelenski mbërrin sot në Tiranë nën masa të rrepta sigurie

Politikë | 3 vite më parë

Sot në mbrëmje mbërrin për herë të parë në Tiranë Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky).

Kreu i shtetit të Ukrainës do të mbahet nën masa tejet të rrepta sigurie. Ai do të marrë pjesë në Samitin e Ukrainës me vendet e Evropës Juglindore.

Samiti është organizuar nga qeveria shqiptare, për të mbështetur vendin që prej 2 vitesh përballet me sulmin e Rusisë. Në këtë samit pritet të mblidhen dhe fonde për Ukrainën, për të përballuar sulmet ruse dhe për të rimëkëmbur vendin pas luftës.  Zelenski pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama dhe i bashkohet samitit në Tiranë ku janë edhe lider të 10 shteteve të tjera, kryesisht në lindje të Evropës.

Presidenti Zelenski, parashikohet që të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një konferencë të përbashkët për shtyp. Për arsye sigurie nuk konfirmohet vendi ku do të qëndrojë Presidenti Zelenski, ndërsa është mësuar se prej shume kohësh shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme