Dy vite nga pushtimi rus, Begaj: Jemi krah Ukrainës, vlerat dhe liria jonë janë në rrezik

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar 2 vjetorin e nisjes së pushtimit rus mbi Ukrainë, duke vlerësuar qëndresën heroike të popullit ukrainas për liri.

Begaj tha se me pushtimin e Ukrainës vlerat demokratike janë në rrezik duke shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.  Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme