Amnistia Penale, Naço: S’kemi kërkuar pazar me opozitën, por konsensus

Politikë | 3 vite më parë

Tërheqja nga Kuvendi të ligjit për Amnistinë Penale nga mazhoranca, për shkak të mungesës së 84 votave ishte tema e diskutimit sot në emisionin “3D nga Alban Dudushi”.

Kryetar i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço i ftuar në studio ka deklaruar se mazhoranca është e vetëdijshme që nuk i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për të kaluar ligjin, por njëkohësisht tha ai, në dijeninë e tij mazhoranca nuk është futur në pazar me asnjë subjekt apo deputet tjetër.

“Mazhoranca që kur e ka marr këtë nismë e ka marr parasysh se duhen 3/5 e votave që të kaloj në kuvend ligjin për amnistinë. Mazhoranca nuk ka thënë asnjëherë që kemi këtë numër votash”, tha Naço.

Ndaj , theksoi ai,  duam apo s’duam ne, kemi kërkuar për të pasur një konsensus më të gjerë në lidhje me amnistinë.

“Nuk kemi kërkuar Pazar, as marrëveshje dhe as kompromis dhe t’ju japim ato që ata kanë në mendje. Nuk kam dijeni që të ketë një marrëveshje që më jepni këtë dhe tju japim atë që ata kërkojnë” thekson deputeti socialist Naço.   

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme