Sot në Kuvend projektligji për zonat e Mbrojtura, organizatat mjedisore në protestë: Po shkatërrohet pasuria natyrore

Organizatat kryesore mjedisore shqiptare kanë lajmëruar protestë me anë të së cilës kërkojnë kundërshtimin e e ligjin për “Zonat e Mbrojtura” që pritet të kalojë për votim në seancë plenare të ditës së sotme.
Sipas organizatave “projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.
“Ky projekt-ligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë”, – thuhet në një deklaratë të Organizatës shqiptare të Mbrojtjes së Natyrës, PPNEA.

Gjithashtu, më parë organizata tjetër e Orintologëve të Shqipërisë dhe 56 organizatat kryesore mjedisore kanë dalë hapur kundër projektligjit.
Sipas organizatave “qeveria shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Ndërkaq, në mbledhjen online të deputetëve socialistë u shpërfillën kërkesat e shoqërisë civile ndërsa edhe vetë ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato kërkoi pak ditë më parë që “çdo ndryshim në ligjin aktual duhet t`i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët”. Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore lidhet me projekt-ligjin e ri, ai që i jep Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda “Zonave të Mbrojtura”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




