Berisha: Programi i ri i PD-së, misioni ynë! Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira!

Kreu i Rithemelimit në PD Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 20 shkurtit ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, pasi fitorja e PD po i pret .
Duke përcjellë mesazhin e përnatshëm nga banesa e tij ku është në arrest shtëpiak, zoti Berisha tha të mërkurën “Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë”. “Vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart” tha zoti Berisha.
“Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur” tha ai.
“Vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart” tha zoti Berisha.
Kreu i rithemelimit kërkoi dorëzimin e qeverisë së Edi Ramës, pas protestës së 20 shkurtit.
Berisha theksoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe se PD është e gatshme për zgjedhje, por me një qeveri teknike, që garanton zgjedhje të lira.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




