Rama firmos ndryshimin në qeveri, lirohet nga detyra zv/ministrja, Albana Tole

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e qeverisë për largimin nga detyra të zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet në vendimin e qeverisë që mban firmën e kryeministrit Rama.
Tole mori detyrën e zv.ministres në këtë dikaster më 3 nëntor 2021, duke zëvendësuar në detyrë Oltion Rrumbullakun, i cili e ruante këtë detyrë që nga 11 dhjetori 2019.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




