Nesturi: Kush ishte lider i opozitës në protestë, Noka!?

Politikë | 3 vite më parë

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, analisti Plator Nesturi  duke bërë një analizë të protestës të mbajtur sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shprehu mendimin se nga ajo që  u konstatoi sot ishte fakti i mungesës së një lideri që të drejtojë opozitën.

“Kjo protestë tregoi se çfarë i mungon opozitës. I mungon lideri. Ne nuk dimë të themi se kush ishte lideri sot. Nëse është z. Noka, nuk e di, por nuk më duket sepse ishte dhe shumë i markuar me të tjerë pas”, u shpreh Nesturi.

Nga ana tjetër, thekson ai, përveç aspektit që Meta mund të propozoi një emër, apo edhe vetë z. Berisha mund të propozoi një emër nga të vetët, tashmë opozita do të përgatitet për fushatë”

“Besoj se të gjithë kuptojnë që nuk mund të jesh konkurrent në këtë mënyrë që ndodhet sot opozita”, theksoi ai.

“Përveç këtyre propozimeve, ka dhe zgjidhje që mund të vijnë dhe nga jashtë për të rregulluar marrëdhënien me ndërkombëtarët dhe nëse është bërë ai propozimi i Metës, kam përshtypjen që është bërë për të rregulluar këtë imazh dhe këtë marrëdhënie me ndërkombëtarët” shtoi ndër të tjera analisti Nesturi.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme