Protesta e Rithemelimit të Berishës, Meta: Ishte manifestim ndaj narkoshtetit

Pas protestës së grupimit të Rithemelimit përpara Kryeministrisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Sipas Metës, protesta ishte një manifestim ndaj narkoshtetit siç e quajti ai dhe në mbrojtje të pluralizmit.
“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!
Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.
Vlen të theksohet se Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




