Erdoan: Shqipëria dhe Turqia janë faktorë të paqes në Evropë dhe Ballkan

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan), në një konferencë për shtyp me kryeministrin, Edi Rama, ka bërë një përmbledhje të bisedimeve që ai ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare, i cili ndodhet në Turqi për vizitë zyrtare.

“Së bashku me mikun tim Edi Rama shkëmbyem mendime për ngjarjet në rajon dhe në botë. Shqipëria dhe Turqia janë faktorë të paqes në Evropë dhe Ballkan. Do e thellojmë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes. Komplimentojmë Shqipërinë që mbylli me sukses kryesimin si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Kam besim se do kryesojë me sukses edhe atë të procesit në Evropën Juglindore,” tha presidenti Erdoan. 

Turqia është investitore kryesore në Shqipëri dhe Ankaraja zyrtare ka qëllim ta forcojë më tej pozicionin e saj.

“Ne e rritëm vëllimin tonë të tregtisë me Shqipërinë në 1 miliard dollarë. Synimi ynë i ri është 2 miliardë dollarë. E mbajtëm premtimin dhe ndërtuam spitalin tonë të miqësisë në një kohë rekord prej 3 muajsh. Siç kemi qenë deri më tani, do të vazhdojmë të jemi me popullin shqiptar në ditët e tyre të mira ose të këqija,” u shpreh kreu i shtetit turk.

Në këtë takim, sipas presidentit turk, është folur edhe për situatën në Lindjen e Mesme, fokusuar në konfliktin Izrael-Hamas.

“Trajtuam dhe shtypjen Izraelit në Gaza. Tirania e Izraelit vijon prej 4 muajsh. Ne kemi pasur qëndrim të qartë për të çështje. Edhe Shqipëria ka zënë vend në anën e drejtë të historisë. Kjo është shumë e rëndësishme.”, tha kreu i shtetit turk.

Ai ka premtuar se do ti vazhdojë kontaktet me Ramën edhe për procese të tjera.

“E falënderoj Ramën për kontributet e tij në miqësinë e Shqipërisë me Turqinë,” tha Erdogan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme