Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Turqisë, ministri Hasani: Të vendosur të thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, në një reagim në platformën “X” deklaroi se në kuadër të takimit të parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi në Ankara, u vlerësua progresi në partneritetin strategjik.

Ministri Hasani shprehet se, “Shqipëria është e vendosur të thellojë marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë”.
“Në takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi në Ankara, ne vlerësuam progresin e shkëlqyer në partneritetin tonë strategjik dhe identifikuam fushat dhe sektorët prioritarë për një bashkëpunim të mëtejshëm të forcuar, edhe në dritën e rrethanave gjeopolitike në rajon. në Evropë dhe më gjerë. Si partnerë strategjikë, ne jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e vërtetë mes Shqipërisë dhe Turqisë”, shkruan Hasani në platformën “X”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




