Turqia njeh patentat shqiptare, Rama me Erdoanin: I miratuat pas Gjermanisë, por ju mirëkuptojmë

Politikë | 3 vite më parë

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Turqia ka njohur lejet e drejtimit.

“Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu se mes dy vendeve është bërë progres “në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”. Kreu i qeverisë vuri në dukje po ashtu se investimet turke në Shqipëri në fushën e turizmit janë të mirëpritura.

“Jam shumë i kënaqur z. President që vitin e shkuar, që përveç se Shqipëria arriti një numër rekord në 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30 për qind. Edhe në fushën e turizmit, Turqia ka krijuar një nivel ekselence dhe patjetër që investimet turke janë të mirëseardhura”, ka theksuar Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme