Vizita në Turqi, Rama mbërrin në Ankara: Takim i Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, me ftesë të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet nga pritja zyrtare në Aeroportin në Ankara, ndërsa kjo vizitë e tij në Turqi përfshin edhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive.

“Turqi, Ankara – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona”, shkruan Rama.

Në fokus të takimit do të jenë edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve bashkëpunimi që nga turizmi,  menaxhimi i zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, atij shqiptar dhe turk.

Në agjendën e zbardhur kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me presidenti Erdoan dhe më pas do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit nga ministritë përkatëse, që kontribuojnë në forcimin e raporteve të Shqipërisë me Turqinë. Në fund Rama dhe Erdoan do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme