Mërtiri: Protesta e 20 Shkurtit për hallin e Berishës. E ka futur opozitën në rrugë qorre

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme është një aksion politik që kryhet për interesa krejt personale të ish-kryeministrit Berisha.
Sipas Mërtirit, Berisha e ka futur opozitën në një rrugë qorre.
“Sali Berisha e ka futur opozitën në një rrugë qorre dhe e mban peng opozitën. Pra, Sali Berisha thotë; o me mua opozitë, ose ndryshe nuk ka opozitë në Shqipëri’. Personi që po e shkatërron opozitën nuk është fare Edi Rama. Përkundrazi Edi Ramës i intereson kështu siç është. Saliu i intereson në krye. Personi që po e mban peng opozitën është Sali Berisha”, u shpreh Mërtiri.
Sipas tij, Berisha nuk ka ndërtuar asnjëherë një herë asnjë opozitë solide por vetëm të shkatërrojë kundërshtarin përballë.
“Sali Berisha ka një politikë dhe këtë ka ditur të bëjë gjithmonë. Nuk di të ndërtojë opozitë. Por di të shkatërrojë tjetrin. Domethënë nëse ka një gjë që di ta bëjë shumë mirë është të sulmojë. Sali Berisha sot nuk po lejon aktor tjetër opozitar të bëjë opozitë përveç atij. Sepse Sali Berishës i duhet opozita si diçka ekskluzive”, theksoi Mërtiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




